LeBron James i dha lamtumirën Cleveland Cavaliers pas katër sezonesh, ku arriti të fitojë edhe një titull kampion në NBA, në vitin 2016. Ylli amerikan i basketbollit iu bashkua skuadrës së Los Angeles Lakers ku nënshkroi një kontratë 4-vjeçare, me një pagë totale prej 154 milionë dollarësh.
Pasditen e djeshme u hodh edhe shorti për sezonin e ri të NBA, ndërsa debutimi i Lebron me Los Angeles do të bëhet pikërisht më 18 Tetor, në sfidën që Lakers do ta zhvillojnë ndaj Portlandit në transfertë.
Tifozët kalifornianë do të duhet të presin 20 Tetorin për të parë yllin 33-vjeçar në parketin e “Staples Center”, në sfidën mes Lakers dhe Houston Rockets.
Vetëm një muaj më vonë, më 21 Nëntor, LeBron do të rikthehet edhe në “Quicken Loans Arena”, ku do të përballet si kundërshtar me Cleveland Cavaliers, skuadër për të cilën ka luajtur në katër sezonet e fundit.
Kujtojmë që sezoni i ri i NBA do të startojë më 16 Tetor, ndërsa pretendentëve kryesorë Golden State Warriors dhe Cleveland Cavaliers, u është shtuar tashmë edhe Lakers, me praninë e LeBron në skuadër.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë