“Nëse e fitojmë prapë ‘Tripletën’, do të pensionohem, kjo është e sigurt.”
Deklarata befasuese nga trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pak para sfidës së mbrëmshme me Aston Villën, të cilën e humbi kampioni evropian, 0:1.
Katalunasi i dha disa deklarata në “Amazon Prime”, duke lënë të kuptohet se sa e vështirë dhe e komplikuar mund të kompletohet ky objektiv, përcjell “Gazeta Express”.
“E di se është ekstremisht e vështirë, sa shumë skuadra të jashtëzakonshme kanë qenë në Angli dhe vetëm një e ka bërë këtë, Sir Alex Ferguson, së bashku me ne në sezonin e kaluar”, ka thënë Guardiola, i cili kishte përfunduar në bankinën e Cityt nga viti 2016, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2025.
Në Angli, e ardhmja e tij mbetet e paqartë pasi “Citizens” kanë përfunduar në vendin e katërt në Premierligë me 6 pikë prapa Arsenalit.
Ai megjithatë e ka siguruar kualifikimin në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa në janar do të dalë në skenë eksperienca në FA Cup, ku do të sfidohet nga Huddersfield.
Prej aty do të nisë gara për “Tripleten” e radhës, e cila do të jetë e vështirë të arrihet megjithatë.
Qysh tash është hedhur poshtë mundësia që City ta mbyll sezonin me katër trofe pasi u eliminua nga Newcastle United nga Kupa e Ligës.
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...