Pavarësisht raporteve se dëshironte të largohet, Shkodran Mustafi duket se është duke shijuar kohën e tij në Arsenal.
Edhe pse thuhej se është përpjekur për tu larguar nga klubi për shkak grindjeve me bashkëlojtarët e tij, Shkodran Mustafi duket qartë se është duke shijuar kohën te gjiganti anglez, transmeton portali arbresh.info.

Mbrojtësi shqiptar është kërkuar për transferim te gjiganti italian Interi gjatë merkatos verore por asnjë marrëveshje nuk është arritur para se të mbyllet merkato e transferimeve në fund të muajit të kaluar. Kjo do të thotë që Mustafi do të jetë sërish prezent për foton e skuadrës së Arsenalit për sezonin e ri.
Gjatë pozave të tyre, Shkodran Mustafi është tallur me lojtarin që theu rekord me transferimin e tij te “Topçinjtë” – Alexandre Lacazetten.
“E di që gjithmonë ke dashur të ulësh afër meje. Mos u trembni”, shkruan Mustafi në mbishkrimin e fotos së postuar në rrjete sociale.
Ndeshja e ardhshme e Arsenalit do të jetë të enjten në kuadër të Evropa Ligës kundër FC Kolnit./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BY8t27fjyuj/
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media