Shkodran Mustafi ndjen keqardhje për formën e mirë të Arsenalit duke thënë se erdhi me vonesë.
Mustafi u rikthye në fushë në fitoren 2 me 0 ndaj Southamptonit mbrëmjen e kaluar, transmeton portali arbresh.info. Rezultati i tillë vazhdon të mbaj gjallë shpresat për titull, por ata kanë nevojë gjithashtu që skuadrat tjera të humbasin pikë.
“Mirë, por shpresojmë që ta kishim gjetur atë më herët”, tha mbrojtësi shqiptar kur është pyetur rreth formës së mirë të “Topçinjve”.
“Tani ne kemi tri ndeshje dhe duhet të japim gjithçka, ashtu siç kemi bërë kundër Southmaptonit, për të siguruar gjithçka nga të gjitha ndeshjet që na kanë mbetur”
“Shpresojmë që në fund të arrijnë qëllimet tona”, përfundoi ai./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...