Shkodran Mustafi ia ka uruar ditëlindjen e 30-të Mesut Ozilit me një “dhuratë të veçantë” duke publikuar një video derisa mbrojtësi shqiptar po ia fuste mes këmbëve topin superyllit.
Mbreti i asistimeve në Arsenal ka marrë urime të shumta për ditëlindje deri tani, por asnjëherë nuk ka qenë e “veçantë” si ajo të cilën Mustafi e ka postuar në llogarinë e tij në Instagram, transmeton portali arbresh.info.
Video nis me skuadrën e “Topçinjve” duke ecur në fushë derisa secili prej tyre ishte i veshur me fanellat për ndeshjet si nikoqir para se Mustafi t’i afrohet nga prapa atij.
Mbrojtësi më pas me shpejtësi vendos topin në tok para se t’ia fus atë ndërmjet dy këmbëve.
Para se ta kuptoj apo të përpiqet për ta ndalur këtë, Mustafi po festonte dhe po qeshte me bashkëlojtarët e tij ndërkohë që Ozil i buzëqeshi kamerës./arbresh.info/
Shikoni më poshtë videon:
Shtatore bronzi në përkujtim të Ismail Kadaresë
“Nëse vjen si propozim, po” – komunitetet shprehin mbështetj...
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord