Shkodran Mustafi është bërë baba për të dytën herë.
Mbrojtësi shqiptar i skuadrës së Arsenalit ka ndarë gëzimin e tij të madh për lindjen e djalit me fansat në llogaritë e tij zyrtare në rrjete sociale, shkruan portali arbresh.info.
“Jam shumë i lumtur për t’iu njoftuar për lindjen e djalit tonë! Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë për të pritur një anëtarë të ri në familje”, ka shkruar Mustafi në foton e postuar duke mbajtur në dorën beben.
Fëmija i parë i yllit të “Topçinjve” është vajzë dhe ajo erdhi në jetë në korrik të vitit 2017.
Shkodran Mustafi ka bërë 19 paraqitje brenda këtij sezoni në Premierë Ligë nën udhëheqjen e trajnerit Unai Emery duke kontribuar edhe me dy gola./arbresh.info/
Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve/ Atletico Madrid – Arsen...
Çmimi i naftës rritet sërish
Pas puthjes pasionante, Indri ka dy fjalë për prindërit e Va...
Takimi për zgjedhjet e reja, PDK, LDK dhe AAK i përgjigjen f...
Liverpool jep lajmin e mirë për Mohamed Salah
Hakimi humbet ndeshjen e dytë me Bayernin