Klubi shqiptar nga Maqedonia, Shkëndija e Tetovës ka zbuluar fanellat e reja për sezonin 2017/18.
Shkëndija ka arritur në fazën ‘Play-Off’ të Ligës së Evropës, ku do të ndeshet me gjigantin evropian, Milanin.
Me afrimin e sezonit të ri, Shkëndija ka zbuluar edhe fanellat që do të bart këtë sezon, ku vërehet bukuria dhe thjeshtësia qysh në shikim të parë, ndërsa janë prodhuar nga kompania e njohur ‘Macron’.

Fanella e parë është me ngjyrat tradicionale kuqezi dhe do të “debutojë” të nesër (e shtunë) në Tetovë kundër Vardarit, ndërsa së shpejti do të dalë në shitje në Fan Shopin zyrtar të klubit, për çka opinioni do të njoftohet në kohë.
Ndërsa, fanella e dytë e klubit vazhdon të jetë e njëjta, ajo e bardha që sigurisht ka motivet e njëjta sikurse e para.
Nis ndeshja Kosova – Turqia
Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’ka...
Rrahmani: Kurrë nuk kemi qenë këtu, është dashur të vija për...
Konfiskohen dy armë zjarri për sulm dhe kanosje në Kaçanik, ...
Finalja Kosovë–Turqi, Maqedonci e ndjek nga afër me CEO-n e ...
Kurti para ndeshjes me Turqinë: Drejt fitores, drejt Botëror...