Kampioni i ri i Maqedonisë, Shkëndija nga Tetova, u kthye me një pikë nga Turnovo e Strumicës, duke barazuar me rezultat 2:2 me Akademia Pandev, në ndeshjen e javës së 30-të të kampionatit.
Skuadra shqiptare avancoi me rezultat 2:0, por nuk e ruajti këtë epërsi deri në fund. Në minutën e 16-të, Junior zhbllokon rezultatin për epërsinë 0:1.
Pas 3 minutave (19’) Besart Ibraimi dyfishon shifrat, 0:2.
Pjesa e dytë ishte më ndryshe dhe vendasit barazuan rezultatin me golat e Balldovaliev (53′) e Atanasov (65′-nga penalltia).
Shkëndija udhëheq me 76 pikë, 27 më shumë se i dyti Vardari, kurse Akademia është në pozitën e gjashtë me 36 pikë.
Çmimet e derivateve: Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet ...
Trump ia zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Horm...
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...