Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija e Tetovës ka arritur të shënoj fitore pas vazhdimeve në ndeshjen e kthimit ndaj The New Saints, në rrethin e parë kualifikues për Ligë të Kampionëve.
Me këtë fitore tetovarët arritën një kualifikim historik për rrethin e dytë kualifikues, shkruan Arbresh.info.
Rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet ishte 2:1. Ndeshja e parë në Uells u mbyll 0-0.
Kampionia e Maqedonisë së Veriut e nisi takimin më mirë duke shënuar golin e epërsisë në minutën e 18-të, me Tamaban.
Mirëpo pas 20 minutash rezultati u barazua në 1-1.
Pjesa e dytë nuk prodhoi asnjë gol dhe ndeshja shkoi në vazhdime.
Katër minuta para fundit të vazhdimeve, lojtari mysafir Bodenham shënoi në portën e tij dhe i dha Shkëndijës avantazhin.
Deri në fund gola tjerë nuk pati dhe tetovarët u kualifikuan në fazën e dytë, ku do të përballen me FCSB.
Përveç Shkëndijës edhe skuadra tjetër shqiptare, Drita u kualifikua në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...