Shkëndija e Tetovës po mposhtet 4-1 pas pjesës së parë në ndeshjen e kthimit ndaj Qarabagut në rrethin e tretë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Skuadra shqiptare e nisi më mirë takimin ku shënoi pas dhjetë minutash lojë me Tamban, shkruan Arbresh.info.
Por pas gjashtë minutash, azerët barazuan pas një autogoli të Klisman Cakes. Ndërkohë dy minuta pas këtij goli Qarabagu shënoi edhe golin e dytë me anë të Kady Borges.
Kurse në minutën e tretë azerët e thelluan epërsinë në 3-1 me golin e Akhundzade. Dy minuta pas këtij ata fituan penallti pas një ndërhyrje nga Kamer Qaka.
Në gol penalltinë e konkretizoi Jankovic për ta çuar epërsinë në 4-1. Rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet është 5-1.
Nëse Shkëndija eliminohet atërherë garat do t’i vazhdojë në play-off të Evropa Ligës./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...