Pas fazës përgatitore të zhvilluar në Slloveni dhe më pas në Tetovë, kuqezinjtë e Shkëndijës tashmë ndodhen në Oswestry të Uellsit, ku të martën do të luajnë ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve ndaj, The New Saints.
Shkëndija e Tetovës sot ka mbërritur në Oswestry të Uellsit, aty ku të martën do të nisë zyrtarisht rrugëtimin evropian për sezonin 2024/25.
Kuqezinjtë do të përballen me The New Saints, kampionët e Uellsit, në sfidën e parë të raundit të parë eliminator të UEFA Ligës së Kampioneve.
Skuadra e drejtuar nga Jeton Beqiri vjen në këtë përballje pas një faze përgatitore të ndarë në dy pjesë fillimisht në Slloveni, ku u zhvilluan testet kryesore ndaj kundërshtarëve ndërkombëtarë, dhe më pas në Tetovë, ku u finalizuan detajet taktike dhe fizike para nisjes drejt Britanisë.
Ndeshja do të luhet të martën, më 9 korrik, në stadiumin “Park Hall” të Oswestry-t, me fillim nga ora 20:00 sipas kohës lokale.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...