Neymar për Ronaldon, këtë verë pritet të ndodh shkëmbimi historik.
Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Real Madridi gjatë verës. Pas triumfit në Champions, ai tha se “ishte kënaqësi të luaja për Real Madridin, do të flas pas pak ditësh…”.
Kjo ka ngjallur reagime se portugezi dëshiron të largohet, i cili pak ditë para finales konfirmoi se ka prishur raportet me numrin një të klubit, Florentino Perez.
Në një intervistë në “El Chiriguito de Jugones”, që tani konfirmon se po tentohet shkëmbimi Neymar-Ronaldo, CR7 kishte thënë: “Qëndrimi im në Madrid nuk varet nga unë”, duke konfirmuar kështu se dëshiron të vazhdojë me Realin, por vetëm nëse arrihet një marrëveshje mes tij e Perezit.
“El Chiriguito de Jugones” e sheh shumë të mundshme një shkëmbim Neymar-Ronaldo. Thashethemet janë rritur edhe më shumë pasi Cristiano është lojtari i vetëm që nuk ka pozuar me fanellën e re të Real Madridit.
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu