Real Madridi ka luajtur sot një miqësore para fillimit të kampionatit në La Liga, ndaj skuadrës austriake Tirol, ku triumfoi me rezultat bindës 4-0.
Protagonist kryesor i kësaj sfide ishte francezi Kylian Mbappe, gjersa gol realizoi edhe i shumë përfoluri për një largim të mundshëm nga madrilenët Rodrygo, shkruan Arbresh.info.
Paraqitje të mirë bëri edhe Eder Militao i cili u rikthye të luaj një ndeshje nga fillimi pas afro një viti ku pati problem me ligamentin ACL, dhe humbi gjithë sezonin e kaluar.
Pikërisht Eder Miliato, hapi serinë e golave në minutën e 11-të, pas një asistimi nga Brahim Diaz.
Ndërkohë dy minuta më vonë, Kylian Mbappe dyfishoi rezultatin, pas një asistimi të Arda Gulerit. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Në etapën e dytë, Reali realizoi edhe dy herë të tjera. Ishte Mbappe sërish që shënoi në minutën e 59-të për rezultatin 0-3.
Kurse nëntë minuta para fundit francezi, asistoi për Rodrygon i cili gjeti golin dhe e vulosi këtë fitore.
Vlen të theksohet se për Real Madridin debutoi edhe mbrojtësi i majtë i transferuar nga Benfica këtë verë, Alvaro Carreras.
Real Madrid ndeshjen e parë zyrtare e luan të martën e 19 gushtit ndaj Osasunas në kuadër të La Ligas./Arbresh.info
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi