Golat nga Lionel Messi dhe Paulinho ndaj Athetlic Bilbaos i kanë siguruar tri pikë të plota skuadrës së Ernesto Valverdes.
Barcelona ka regjistruar fitore me rezultat 0 me 2 në ndeshjen e xhiros së dhjetë në La Liga të zhvilluar ndaj Athletic Bilbaos në San Mames, shkruan portali arbresh.info. Gjiganti katalunas vazhdon sezonin e tyre si të pamposhtur deri tani me vetëm një barazim.

Lionel Messi realizoi gol të bukur në minutën e 36′ pas disa kombinimeve të jashtëzakonshme nga “Blaugranët”. Sulmuesi argjentinas shënoi pas asitimit nga Jordi Alba.
30-vjeçari kishte goditur shtyllën në minutën e 21′ në këtë takim pasi kaloi mbrojtjen dhe portierin Kepa Arrizabalaga por që befasisht dështoi për të finalizuar gjithçka në mënyrën e duhur.
Nikoqirët krijuan presion të vazhduam duke kërkuar barazimin, por skuadra e Ernesto Valverdes ishte mjaftueshëm e fokusuar duke mos lejuar të ndodhë diçka e tillë dhe më pas ndëshkoi skuadrën sërish skuadrën e Cuco Zigandas duke realizuar për 0 me 2 në minutën e dytë të kohë kohës shtesë përmes Paulinhos.
Barcelona tani ka 28 pikë në krye të tabelës, katër më shumë se Valencia në pozitën e dytë dhe tetë më shumë se Real Madridi në pozitën e tretë para ndeshjes ndaj Gironas./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...