Shkarkimi i trajnerit Jose Mourinho nga Manchester United mëngjesin e sotëm (e martë) ka qenë befasues.
Por, ka pasur edhe të atillë që lajmi për largimin e tij nga “Djajtë e Kuq” ka qenë tronditës, transmeton portali arbresh.info.
Hoteli luksoz, ku Mourinho qëndroi gjatë kohës së tij në karrigen e nxehtë te Manchester United, e ka pritur me të vërtetë rëndë konfirmimin nga nënkryetari Ed Woodward në faqen zyrtare të klubit për largimin e tij.
Bazuar në disa raporte, disa anëtarë të stafit te hoteli Lowrey kishin shpërthyer në lot kur trajneri portugez iu tha lamtumirën e fundit atyre në fillim të ditës së sotme.
Sidoqoftë, kjo do të thotë se ata do të kenë një dhomë ose dy më shumë në gjendje të lirë për t’i lëshuar me qira gjatë Krishtlindjeve./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...