Kosova luan ndeshjen vendimtare për pozitën e dytë ndaj Sllovenisë me 15 nëntor të këtij.
Rreth një muaj para kësaj sfide Federata e Futbollit të Sllovenisë ka bërë të ditur se të gjitha biletat për këtë sfidë janë shitur, shkruan Arbresh.info.
Përmes një njoftimi në sajtin zyrtar të tyre, federata sllovene njoftoi për të gjithë tifozët se po ashtu në këtë sfidë lejohet hyrja vetëm me simbole të kombëtares sllovene dhe shtetit të Sllovenisë.
“Më pak se një muaj para ndeshjes së fundit të ekipit kombëtar slloven të futbollit në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, janë shitur biletat e fundit për ndeshjen midis Sllovenisë dhe Kosovës.”
“Stadiumi Stožice do të jetë sërish në kulmin e aktivitetit më 15 nëntor dhe Shoqata e Futbollit e Sllovenisë u bën thirrje të gjithë mbajtësve të biletave të sillen në mënyrë sportive në tribuna. Hyrja në stadium (me përjashtim të seksionit mysafir) do të jetë e mundur vetëm me stemën e Sllovenisë dhe ekipit kombëtar slloven”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Federata e Futbollit të Sllovenisë.
Aktualisht kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të kampanjës kualifikuese, Kosova renditet e dyta në tabelën e grupit B, me shtatë pikë, kurse Sllovenia ka tri sosh dhe gjendet një vend më posht./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër