Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Prishtina-Ballkani

15:34 | 4 Shtator 2022
KRG

FC Prishtina njofton të interesuarit rreth ndeshjes FC Prishtina – FC Ballkani se të gjitha biletat e vëna në dispozicion nga klubi janë shitur.

Kujtojmë se hyrja për ndeshjen që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” do të jetë falas në sektorët jug ku janë vendosur tifozët e Prishtinës “Plisat” dhe veri për ata mysafirë “Xhebrailat”.

Ndeshja FC Prishtina – FC Ballkani zhvillohet sonte (e diel, 4 shtator) nga ora 20:00 dhe i takon xhiros së pestë të Albi Mall Superligës ë Kosovës në futboll.

Prishtina zë vendin e tretë me shtatë pikë pas tri ndeshjeve të luajtura, kurse Ballkani me vetëm dy ndeshje të zhvilluara ka gjashtë pikë në pozitën e katërt.

Ndeshja Prishtina – Ballkani fillon nga ora 20:00.

Shpërndaje në rrjete sociale