Nesër mbrëma Napoli dhe RB Leipzig do ta zhvillojnë ndeshjen e kthimit në kuadër të Evropa e Ligës.
Skuadra gjermane pothuajse është kualifikuar për në raundin tjetër, pas fitores në Itali me rezultat 1 me 4, e për t’u kualifikuar Napoli duhet të shënojë katër gola dhe të mos pranojë asnjë.
Tashmë, skuadra italiane ka mbërritur në Gjermani dhe është akomoduar në ambientet ku do të qëndrojnë.
Gjermanët i kanë bërë një pritje speciale, trajnerit italian të Napolit, Maurizio Sarri.
Siç ka zbuluar e përditshmja gjermane Bild, në Red Bull Arena është krijuar një ambjent pranë dhomave të zhveshjes së Napolit, ku trajneri përpara ndeshjes mund tymosë, për të larguar stresin.
I njejti burim zbulon se kjo është bërë me kërkesë të drejtuesve të skuadrës së Napolit, që duket se kanë paguar edhe për shqetësimin që i kanë krijuar skuadrës gjermane. Mësohet gjithashtu se për siguri do të fiken edhe sinjalizuesit antizjarr në atë zonë. /arbresh.info/
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...
Osmani viziton Teqen e Shejh Eminit në Gjakovë: Besimi nuk ë...
13 ndeshje pezullim për portierin që e grushtoi futbollistin...
Mbreti Charles i dhuron Presidentit Trump këmbanën origjinal...
Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike