Goli i 4-t sezonal për Armando Sadikun në La Liga 2 ose ndryshe kategorinë e dytë spanjolle, vjen nga pika e bardhë e penalltisë.
Sulmuesi shqiptar shënoi golin e dytë në barazimin 3-3 që regjistroi skuadra andaluziane ndaj Elches.
Një barazim që nuk i shërben shumë Malagas për t’iu larguar fundit të renditjes.
Sadiku dhe Bare e nisën sfidën si titullarë, me sulmuesin që u bë protagonist duke rikthyer Malagan në lojë me një penallti të kthyer në gol në minutën e 79-të që i çoi shifrat në 2-3 dhe i hapi rrugën barazimit të skuadrës nga La Rosaleda.
Megjithatë pika e marrë e lë Malagan në zonën e rënies nga kategoria me 16 pikë të grumbulluara në 17 javë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...