Drita ka shënuar fitore ndaj Audas pas vazhdimeve me rezultat 3-1, duke kaluar në play-off të Ligës së Konferencës.
Pas humbjes në ndeshjen e parë me rezultat 1-0 dhe me rezultat të përgjithshëm prej 1-1, skuadrat shkuan në vazhdime, ku gjilanasit shkëlqyen.
Të besuarit e Zekirija Ramadanit luajtën në pjesën e parë një lojë mjaftë të kujdesshme, duke mos i lejuar mysafirët të rrezikojnë portën e tyre.
Ndërsa në minutën e 42-të Drita kishte dy mundësi shumë të mira, ku Blerim Krasniqi dhe Albert Dabiqaj gjuajtën drejt porte, por në të dyja rastet portieri mysafir arriti të ruajë portën e tij.
Në pjesën e dytë Drita shtoi sulmit, ndërsa trajneri Ramadani shtoi forcat në sulm, pasi futi në lojë dyshen Ilejsa Zylfiji dhe Arb Manaj.
Në minutën e 74-të, Raddy Ovouka futet në zonë dhe ndalet nga një prej lojtarëve të Audas, me gjyqtarin që akordoi penallti.
Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Besnik Krasniqi që shënoi për 1-0.
Ndeshja shkoi në vazhdime, ku në minutën e parë letonezët shënuan me anë të Mor Talla për 1-1.
Por Drita nuk u dorëzua, pasi që arriti të kthejë epërsinë me golin e shënuar nga Rron Broja nga afër për 2-1 pas një aksioni të bukur.
Drita vazhdoi me sulme dhe Blerim Krasniqi dhe Iljesa Zylfiji ishin shumë afër golit, por nuk ia dolën, me këtë të fundit që qëlloi shtyllën.
Në minutën e 115-të, në skenë doli Albert Dabiqaj i cili me kokë shënoi gol të bukur për 3-1.
Deri në fund Drita ruajti rezultatin dhe për herë të parë në histori të klubit kalojnë në fazën play-off të Ligës së Konferencës. /Telegrafi/
27 vjet nga rënia e Agim Ramadanit, heroizmi i përjetshëm i ...
Krejt çka ndodhi mbrëmë në Ferizaj: Vajza kërkoi ndihmë, i r...
Vdes në QKUK i dyshuari për të shtënat në Ferizaj, kishte pl...
Haxhiu njofton për kohën e varrimit të babait të saj
Kurti për Eliot Engel: Mirënjohje e përhershme për shërbimin...
Këto janë duelet më interesante në top-ligat europiane sot