Shënohet historia, Ballkani kualifikohet në Play-Off në Conferecne League

22:54 | 11 Gusht 2022
KRG

Kampionet e Kosovës, FC Ballkani  ka arritur ta mposht skuadrën nga Ishujt Faroe, Klaskvik.

Ndeshja vazhdojë drejt penalltive, ku edhe u shënuar fitorja e skuadrës së Suharekës.

Ndeshja fillimisht përfundojë me rezultat 2-1 ndërsa rezultatit i përgjithshëm ishte 4-4.Klaksvik kaloi në epërsi në minutën e 56-të përmes Mikkelsen.

Në minutën e 83-të, Ermal Krasniqi realizoi një gol të bukur nga distanca, shkruan arbresh.info.

Por, vendasit nuk u dorëzuan dhe rikthyen epërsinë në minutën e 89-të, pas golit të Da Silvas.

Në ekzekutimin e penalltive, portieri i Ballkanit, Ljujanovic, ishte shpetimtari i skuadrës së Ilir Dajës i cili arriti t’i  bëjë 2 pritje fantastike të penalltive.

Pas kësaj fitore, skuadra nga Kosova, arrin në play-offin e Conference League, ku do të përballet me Shkupin. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale