Skuadra angleze, Newcastle United kohëve të fundit ka shprehur interesim për yllin belg, Eden Hazard, i cili pritet të largohet nga skuadra spanjolle Real Madridi në janar të vitit të ardhshëm.
Hazard i cili është pritur të shkëlqejë me fanellën e “Mbretërve” u shoqërua për tre vite me lëndime tejet serioze, të cilat ia rrezikuan edhe karrierën e tij si lojtar profesionist.
Sipas mediave angleze, Përveç skuadrës së Newcastle, gjithashtu edhe Aston Villa ka shprehur interesim për 31-vjeçarin.
Deri më tani, Madrilenët nuk janë shprehur të lumtur me situatën e tij, andaj edhe pritet që ta largojnë atë nga skuadra.
Mediat në Belgjikë, kanë raportuar se kohëve të fundit, Hazard ka folur me bashkëlojtarin e tij, Thiabut Courtios, ku ka informuar atë se është duke e planifikuar të largohet nga skuadra spanjolle në janar.
Hazard në sezonin 2022/23 deri më tani është paraqitur vetëm në 6 ndeshje ku ka arritur të shënojë një gol të vetëm. /arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve