Newcastle United ka bërë një ofertë të re për Jesse Lingard duke i ofruar Manchester United 10 milionë funte për mesfushorin e Anglisë, për pjesën tjetër të sezonit shkruan 90min
Newcastle dhe Man Utd janë duke biseduar për lojtarin gjatë janarit dhe tani dy klubet ende nuk kanë ardhur të një marrëveshje, por Magpies vetëm tani kanë bërë ofertë që mund të pranohet nga ata.
Derisa është vetëm huazim, kjo teknikisht do të bënte që Lingard ta mbyll perden e karrierës së tij në United, pasi që kontrata me Old Trafford skadon në verë.
Huazimi do të thotë se ata e paguajnë kontratën e Lingard. Megjithatë, ata duhet që të bëjnë më shumë duke dyfishuar pagën e tij dhe ta bëjnë lojtarin më të paguar për ta përfunduar marrëveshjen, siç është shkruar në fillim të këtij muaji.
Edhe nëse United e pranon ofertën e Newcastle, vendimi përfundimtar mbetet të Lingard dhe kjo mund të jetë një problem i madh për të.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...