“Sheikët” e Newcastle, dëshirojnë me çdo kusht Brojën dhe Gallagherin

11:37 | 16 Gusht 2022
KRG

E ashtuquajtur si “skuadra e sheikëve”, Newcastle United, i do me çdo kusht 2 lojtarët e skuadrës së Chelseat, Armando Brojën dhe Conor Gallagher.

Menaxheri i skuadrës angleze, dëshiron ta forcojë repartin e sulmit, ndërsa emrat e propozuar ngas ai  në drejtim të krerëve të klubit janë 2 lojtarët e Chelseat

Sky Sports shkruan se Gallagher mund të jetë i disponueshëm si huazim para mbylljes së afatit kalimtar, përcjell arbresh.info.

Ndërsa për yllin e kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, thuhet se klubi anglez është duke bërë presion tek “Blutë”, i cili më herët ishte në formë huazimi tek skuadra e Southampton gjatë sezonit të kaluar.

Për Brojën, ka pasur oferta edhe më herët, ku shumë skuadra evropiane kanë shprehur interesim, mirëpo Chelsea, asnjëherë nuk ha hezituar ta shesë atë, pasiqë ende është duke llogaritur në shërbimet e tij edhe pse nuk ka pasur hapësirë të aktivizohet shumë shpesh tek skuadra e Thomas Tuchelit .

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen  me karrierën e super lojtarit shqiptarë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale