Ballkani ka fituar ndeshjen e parë ndaj Shamrock Rovers me rezultat 1-0 në “Fadil Vokrri”, në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për Ligën e Konferencës.
Pas ndeshjes trajneri i Ballkanit, Orges Shehi ka folur për media, ku u shpreh i kënaqur me lojën, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo sipas tij ende nuk ka përfunduar asgjë, dhe kualifikimi do të vendoset në Irlandë.
“Jam i kënaqur nga situata nga ajo çka prodhuam në fushë. Futbolli është kështu. Jam i kënaqur me rezultatin dhe duhet të përgatitemi për ndeshjen tjetër. Kam thënë edhe në konferencë se do të jetë vetëm ndeshja e parë. Na mbetet të përgatitemi maksimalisht për ndeshjen kthyese”, ka thënë Shehi.
Ndeshja e kthimit luhet ditën e enjte me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...