Shefi ekzekutiv i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se futbolli duhet të rinisë patjetër për arse sportive dhe ekonomike.
Kampioni i Bundesligës i ka rinisur stërvitjet, fillimisht duke mbajtur largësi shoqërore, por shpreson se shumë shpejt do t’i kthehet normalitetit, pasi ta marrë pëlqimin e qeverisë gjermane për ta rinisur sezonin, transmeton Gazeta Express.
“Që tri ditë i kemi rinisur stërvitjet në grupe të vogla, duke i respektuar të gjitha protokollet mjekësore”, tha Rummenigge për Corriere dello Sport.
Ai tha se Bundesliga është duke e pritur pëlqimin e qeverisë gjermane për rinisjen e sezonit.
“Ne duhet patjetër të kthehemi në fushë për dy arsye: për atë sportive, sepse duhet të shpallet kampioni dhe të përcaktohet se kush shkon në kupat evropiane e kush bie nga liga; dhe ai ekonomik, duke qenë se të drejtat televizive kanë ndikim të madh në të ardhurat e klubeve”, shtoi ai.
“Jemi duke e pritur pëlqimin e qeverisë”, theksoi ai.
Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov U...
KQZ-ja nuk e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve pë...
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...