Arsenali ka pësuar humbje si mysafir i Sheffield United në ndeshjen e fundit të javës së tetë në Ligën Premier.
Topçinjtë bën një ndeshje të dobët, sidomos në pjesën e parë.
Goli u shënua në minutën e 30-të të ndeshjes, kur Jack O’Connell pasoi te te Lys Mousset që gjeti rrjetën për 1-0.
Rastin më të mirë në pjesën e parë për Arsenalin e kishte Granit Xhaka, por që goditja e tij e fuqishme pritet nga Dean Henderson.
Në pjesën e dytë Unai Emery bëri disa zëvendësime, por që nuk dolën të qëlluara, për ta ndërruar rezultatin.
Rastin më të mirë e kishte Pepe, që nuk e qëlloi portën pothuajse të zbazët nga pesë metra.
Deri në fund Arsenali nuk mundi të bëjë më shumë, duek u pajtuar me humbjen e dytë sezonale.
Pas kësaj humbjeje Arsenali mbetet në pozitën e pestë me 15 pikë, ndërsa Sheffield me 12 pikë është në pozitën e nëntë.
Dona, konkurrentja e radhës që u largua nga Ferma VIP
7-1 është një rregull i thjeshtë gjumi që mund t’ju zgjasë j...
Thaçi tregon se a i përcjell zhvillimet politike në Kosovë
“Mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres”
Thaçi: Trump, i vetmi që mund ta detyrojë Putinin ta njohë K...
Përjetime nga burgu, Thaçi: Buzëqeshja s’buron nga shpirti, ...