Xherdan Shaqiri po vazhdon formën e mirë këtë sezon duke qenë lojtari kryesor i Baselit.
Ai sot realizoi një gol e tri asistime në fitoren e thellë ndaj Servette me rezultat 5-1, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht, Shaqiri realizoi për 1-0 në minutën e 28-të, teksa pas gjashtë minutash asistoi tek Albian Ajeti për 2-0.
Ndërkohë anësori nga Zhegra e Gjilanit asistoi edhe njëherë tjetër për Traoren në minutën e 76-të, i cili realizoi golin e katërt të Baselit.
Hattrcikun e asistimeve ai e kompletoi tek goli i pestë kur shënoi shënoi Nicolas Vouilloz.
Shaqiri luajti gjithë ndeshjen dhe sipas SofaScore u vlerësua me notën 10.
Në Superligën e Zvicrës deri më tani “Shaqa” ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar plotë 20 herë për bashkëlojtarët e tij./Arbresh.info

Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërti...
Putin bisedë telefonike me Pezeshkian, ofron ndërmjetësim pë...
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...