Shaqiri transferohet te top klubi i Premierligës

09:25 | 13 Korrik 2018
M. A.

Xherdan Shaqiri së shpejti do të zyrtarizohet si futbollist i ri i Liverpoolit.

Mediat angleze raportojnë se mesfushori kosovar do të largohet nga Stoke City për të nënshkruar me klubin e madh nga Anfield.

Shaqiri ka vendosur të largohet nga Stoke City pas rënies nga Premierliga, përcjell “lajmi.net”.

Por, ai ka zgjuar interesim të madh nga finalisti i mposhtur i edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve.

Liverpool pritet të paguajë rreth 15 milionë euro për shërbimet e reprezentuesit zviceran.

Shpërndaje në rrjete sociale