Mefushori i Stoke City, Xherdan Shaqiri, është në formën e tij më të mirë që nga transferimi në futbollin anglez.
Reprezentuesi zviceran ka shënuar tre gola në tre ndeshjet e fundit, ndaj Leicester, Brighton dhe Bournemouth.
Në rast se shënon edhe në ndeshjen e ardhshme ndaj Southamptonit, atëherë ai do të barazonte rekordin 50 vjeçar të Terry Conroy, i cili kishte shënuar në katër ndeshje radhazi, për Stoke City.
Këtë rekord sulmuesi anglez e kishte arritur gjatë sezonit 1968/69.
Ndeshja kundër Southamptonit do të zhvillohet këtë të shtunë nga ora 16:00, dhe Shaqiri do të ketë mundësinë për të barazuar këtë rekord. /arbresh.info/
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova