Shaqiri pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore

09:48 | 23 Gusht 2021

Mbrëmë Lyon ka konfirmuar marrëveshjen me Liverpool për sulmuesin Xherdan Shaqiri.

Mëngjesin e sotëm, para se të kompletohet kalimi nga Liverpool, Shaqiri do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore tek Lyon.

Lyonit do t’i kushtojë 11 milionë euro blerja e Shaqirit.

Shaqiri i zhvilloi 63 ndeshje për Liverpoolin, të cilit i ishte bashkuar më 2018 nga Stoke City për 15 milionë euro. Por lëndimet luajtën rol të madh për të mos e lejuar atë ta ketë një vazhdimësi të dëshiruar në Anfield.

Pas Euro 2020, Shaqiri i kishte kërkuar Liverpoolit ta lejonte të largohej./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara