Sulmuesi i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri është i gëzuar që është i përfshirë në skuadër për Kupën e Botës për klube.
“Reds” janë të afër për të bërë historinë derisa Shaqiri ka arritur ta fitojë një herë trofeun e Kupës së Botës me Bayern Munich në vitin 2013, transmeton portali arbresh.info.
Kosovari ka thënë se është trofe i veçantë pasi luajnë ndaj klubeve të ndryshme.

“Është e veçantë sepse luan kundër klubeve të ndryshme, është eksperiencë e mrekullueshme”
“Nuk mundesh ta kesh gjithmonë këtë eksperiencë, të duhet punë e madhe për të arritur këtë gjë, andaj duhet të kënaqemi. E kam fituar me Bayern, ishte e mrekullueshme dhe gjithashtu është trofe i rëndësishëm për klubin”
“Do të bëjmë gjithçka për të fituar. Është mundësi për të fituar dhe të sjellim trofeun në Liverpool”
Liverpool në finale do luajë me fituesin e ndeshjes Flamengo – Al Hilal./arbresh.info.
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid