Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri është i fundit që ka kujtuar sulmuesin e ndjerë argjentinas, Emiliano Sala.
Gjatë mbrëmjes së mërkurë është konfirmuar se trupi i gjetur nën rrënojat e aeroplanit i përket sulmuesit argjentinas.
Ky konfirmim i vdekjes së tij ka pikëlluar të gjithë botën e futbollit, të cilët kanë shfrytëzuar mediat sociale për të shprehur ngushëllim në drejtim të familjarëve dhe shokëve të tij.
I fundit që ka bërë një gjë të tillë është sulmuesi shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri.

“Jam thellësisht i pikëlluar për vdekjen e Emiliano Sala”.
“Familja ime dhe unë dëshirojmë t’i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes dhe miqve të tij”.
“Mendimet tona janë gjithashtu me familjen e pilotit David ibbotson”, ka shkruar Shaqiri në profilin e tij në Instagram.
Ndryshe, Sala ishte i zhdukur nga data 21 janar pasi aeroplani me të cilin po udhëtonte nga Nantes në Cardiff u zhduk nga radarët në vendin e njohur si Kanali Anglez.
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar n...
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë
Mes tensioneve të shumta, Trepça shkon me epërsi pas pjesës ...
Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gj...