Anësori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri thotë se trajneri i tij Jurgen Klopp është gjithmonë duke kërkuar më shumë nga lojtarët.
Edhe pse “Redsat” vazhdojnë me rekord të 100 për qind në Premierë Ligë, ata nuk kanë performuar gjithmonë mirë, transmeton portali arbresh.info.
Shaqiri ka pranuar se disa herë trajneri kërkon më shumë nga skuadra, madje edhe nëse ata sapo kanë fituar një lojë. Për shembull, Klopp nuk ishte plotësisht i kënaqur me fitoren 2 me 1 ndaj Leicesterit para pushimeve ndërkombëtare.
“Ai dëshiron gjithmonë që ne të punojmë shumë, ai e do këtë gjithmonë në fushë”, ka thënë Shaqiri për ‘Daily Mirror’.
“Sigurisht, gjithmonë nuk shkojnë gjërat në formë perfekte, por në fund ju duhet të fitoni ndeshjet dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”
Liverpooli do të përballen në Wembley kundër Tottenhamit këtë vikend./arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...