Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka mohuar mundësinë për të luajtur me përfaqësuesen e Kosovës në të ardhmen.
Në një intervistë për CNN-in, Shaqiri ka thënë se e do Kosovën, por e tashmja i përket me Zvicrën, ndërsa ka shtuar se të ardhmes nuk i dihet.
“E dua Kosovën, e dua Zvicrën, i dua të dyja. Por për momentin ndjehem i lumtur te Zvicrës. Jam shumë i nderuar për atë që ka bërë Zvicra për mua dhe familjen time, por të ardhmes nuk i dihet”, ka thënë Shaqiri.
Numri i vogël i zviceranëve në Përfaqësuese të Zvicrës ka ngjallur debat të madh në shtetin helvetik. Opinioni dhe media ka kohë që flet për këtë fenomen, por së fundi për të kanë ngritur zërin edhe vetë lojtarët zviceranë, gjë që ka zemëruar futbollistët shqiptarë, transmeton Koha.net. I pari që ka reaguar në emër të gjashtë futbollistëve shqiptarë që luajnë me ekipin e parë të Zvicrës, është Valon Behrami.
Ky presion dhe racizëm mund të jetë i keq për të huajt e Zvicrës, por mund të jetë shumë i dobishëm për Kosovën që të kthejë bijtë e saj në përfaqësuese, apo edhe për Shqipërinë që, në mungesë të ndeshjeve zyrtare të Kosovës, është vlerësuar si shtëpi e gjithë shqiptarëve. Kështu të paktën mendon ish-reprezentuesi i Zvicrës, kosovari Milaim Rama./arbresh.info/
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...