Kombëtarja e Zvicrës do të grumbullohet ditën e hënë për dy ndeshjet e radhës.
Helvetikët do të ndeshen fillimisht me Kombëtaren e Greqisë më 23 mars në Athinë. Ndërkohë katër ditë më vonë Zvicra do të jetë mirëpritëse e Kombëtares së Panamasë në një tjetër ndeshje miqësore.
E përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkovic ka zbuluar edhe listën me futbollistët e ftuar për këto dy përballje, shkruan Telegrafi. Në këtë listë mungon ylli kryesor i Zvicrës dhe Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri.
Shaqiri është lënë në pushim nga Petkovic pasi po vuan nga një lëndim i lehtë.
Jashtë Kombëtares zvicerane ka mbetur edhe sulmuesi tjetër shqiptar Admir Mehmedi që ka pësuar një lëndim me Wolfsburgun.
Gjithsesi Petkovic nuk e ka lënë listën pa asnjë futbollist shqiptarë. Tre është numri i futbollistëve tanë për këtë grumbullim të Zvicrës.
Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi janë ftuar dhe pritet të jenë titullar ndaj Greqisë dhe Panamasë. /Telegrafi/
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...