Sulmuesi shqiptar Dardan Shabanhaxhaj është zyrtarizuar në Rusi te klubi i Rubin Kazan.
Aty ku i bashkohet Mirlind Dakut. 22-vjeçari ishte pjesë e Murës në Slloveni, por tashmë do të nisë një aventurë të re.
Së fundmi, janë zbuluar edhe disa detaje nga transferimi i sulmuesit në Rusi, ku pjesë e tratativave ishte edhe menaxheri shqiptar, Shkumbin Qormemeti. Rubin Kazan pagoi plot 1.2 milionë euro për Shabanhaxhaj, ndërkohë vetë futbollisti ka firmosur një kontratë për katër vite e gjysmë.
Për Rubin Kazan, transferimi i Shabanhaxhajt konsiderohet si tepër i rëndësishëm me rusët që synojnë të ngrejnë nivelin në skuadër. Shabanhaxhaj në këtë sezon me Murën në Slloveni u aktivizua në 19 ndeshje duke shënuar edhe shtatë gola ndërsa objetivi është që këtë ecuri ta ruajë edhe me Rubin Kazan./ss
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan