Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e dhjetë në Ligën Unike.
Sfida e parë do të jetë ndërmjet Rahovecit dhe Prizreni 16, një takim shumë interesant, pasi është i vlefshëm edhe për Superligën e Kosovës në basketboll.
Vreshtarët kanë tri fitore e gjashtë humbje në Ligën Unike, ndërsa prizrenasit gjashtë fitore e tri humbje.
Takimi i dytë zhvillohet ndërmjet Tirana Neptun dhe Vllaznisë.
Tiranasit kanë katër fitore e pesë humbje, ndërsa shkodranët dy fitore e pesë humbje, ku së fundi shënuan fitore ndaj Kamza Basket.
Lideri dhe kampioni Golden Eagle Ylli do të sfidohet nga Teuta e Durrësit. Therandasit janë në formë të jashtëzakonshme, si në Ligën Unike, po ashtu edhe në elitën e basketbollit të Kosovës.
Ylli ka tetë fitore e një humbje, ndërsa durrësakët pesë fitore e katër humbje. Humbja e vetme e Yllit ka ardhur nga Teuta me shifrat 78:72.
Ndeshja e fundit do të zhvillohet ndërmjet Kamza Basket dhe Pejës. Kamza ka dy fitore e shtatë humbje, ndërsa pejanët gjashtë fitore e tri humbje.
Liga Unike – Java 10
E mërkurë
17:00 Rahoveci – Prizreni 16
19:00 Tirana Neptun – Vllaznia
E enjte
17:00 Golden Eagle Ylli – Teuta
17:00 Kamza – Peja.
Moti sot me diell në Shqipëri
27-vjet nga rënia e komandant Mujë Krasniqi e 41 dëshmorëve
Të shtëna me armë zjarri në një universitet në SHBA, dy të v...
KQZ sot fillon dërgimin e fletëvotimeve për votimin me postë
Sot mban mot i vranët dhe intervale me diell
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?