Arritja e sulmuesit Luuk de Jong te Barcelona verën e kaluar ishte një nga dëshirat e trajnerit Ronald Koeman.
Mirëpo, me largimin e Koeman dhe ardhjen e Xavi Hernandez në krye, holandezi nuk përshtatet më në planet e klubit.
Raportohet se Barcelona dëshiron ta largojë qendërsulmuesin në afatin kalimtar dimëror dhe janë duke shikuar mundësinë e rikthimit te Sevilla.
Por, kjo do jetë e vështirë, ngase Sevilla nuk e do më në skuadër. Presidenti Jose Castro për Cope zbuloi se nuk e mendojnë rikthimin e De Jong.
“Në këto momente nuk jemi duke menduar për rikthimin e De Jong në dimër”.
Kështu, me shumë gjasa, De Jong do qëndrojë te Barcelona deri në fundin e sezonit, ashtu siç u parapa në verë.
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?