Manchester City ka ofruar 55 milionë euro për mbrojtësin e Sevilla-s, Jules Kounde, ofertë e cila është refuzuar.
Francezi ishte ndër lojtarët që shkëlqeu edicionin e kaluar në La Liga dhe menjëherë ka fituar vëmendjen e gjigantit anglez, transmeton portali abresh.info.
Sipas Marca, “Qytetarët” kanë ofruar 55 milionë euro, mirëpo oferta nuk është pranuar nga Sevilla.

Gjiganti spanjoll do e lejojë Kounde të largohet vetëm nëse i paguhet klauzola e lirimit me vlerë 90 milionë euro.
City-t gjithashtu i është refuzuar oferta 90-milionëshe nga Atletico Madrid-i për Jose Gimenez-in.
Tani prioritet për gjigantin anglez mbetet Kalidou Koulibaly, për të cilin Napoli kërkon rreth 75 milionë euro./arbresh.info.
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...