Sevilla ka konfirmuar nënshkrimin me Sandro Ramirez në formë huazimi nga Evertoni deri në fund të sezonit.
22-vjeçari iu bashkua Evertonit nga Malaga gjatë verës, por ai ka bërë vetëm tri paraqitje si startues në Premierë Ligë dhe vetëm 13 paraqitje në përgjithësi në të gjitha kompeticionet qysh pas arritjes në klub, transmeton portali arbresh.info.
“Toffees” kanë konfirmuar sot (e mërkurë) që ata kanë arritur një marrëveshje me Sevillan për huazimin e spanjollit dhe tani edhe klubi në La Liga ka konfirmuar se lojtari ka kaluar testin mjekësor te klubi.
“Sandro Ramirez ka kaluar testin mjekësor këtë mëngjes dhe tani ka nënshkruar kontratë me Sevilla FC, pasi marrëveshja fillestare për huazimin e tij është pranuar të martën ndërmjet Sevillas dhe Evertonit”, shkruan klubi në faqen zyrtare.
“Sulmuesi nga Ishulli Kanarine do të udhëtojë te Leganes këtë ditë për tu takuar bashkëlojtarët e ri”
https://twitter.com/SevillaFC_ENG/status/958700297802612736
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...