Sevilla është duke shfaqur interesim për mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic.
31-vjeçari më herët ka luajtur për Sevillan pastaj u transferua në “Camp Nou” në vitin 2014, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Mundo Deportivo, drejtori sportiv i Sevillas, Monchi ia ka hapur derën kroatit për tu rikthyer në fund të sezonit.
Juventus dhe Atletico Madrid gjithashtu janë në garë derisa thuhet se Barcelona ia ka dhënë të drejtën Rakitic për tu larguar në fund të sezonit.

Këtë sezon Rakitic ka bërë vetëm 24 paraqitje, derisa nën urdhrat e Ernesto Valverde shumicën e ndeshjeve ka qenë zëvendësues ndërsa me trajnerin e ri, Quique Setien është duke pasur më shumë hapësirë.
Kujtojmë që kroati për Sevillan në vitin 2014 ka fituar Evropa Ligën dhe ka bërë 149 paraqitje./arbresh.info.
Zyrtare: Zgjedhjet mbahen me 7 qershor
Ousmane Dembele lojtari më i mirë i gjysmëfinaleve të para
Kurti vizitoi punimet në parkun e erës në Zatriq të komunës ...
Ballkani e Dukagjini në epërsi pas pjesëve të para
Pjesëtarët e FSK-së certifikohen në kursin për nënoficer të ...
LDK propozon 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve