Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka besimin se këtë sezon mund ta fitojnë titullin e La Liga-s.
Skuadra katalunase renditët në pozitën e dytë në tabelë, katër pikë mbrapa Real Madrid-it, derisa kanë mbetur edhe katër ndeshje të pazhvilluara, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Setien vazhdon të jetë optimist dhe beson se mund ta fitojnë La Liga-n gjatë këtij sezoni.

“Sigurisht që mund të fitojmë La Liga-n. Realiteti dhe matematika e dëshmon këtë”.
“Po, nuk është e lehtë, por duhet të shpresosh deri në ditën e fundit, Duhet të mendojmë për vetën dhe të fitojmë çdo ndeshje, e sheh ende mund t’ia dalim”.
“Gjithçka që bëjmë vlen për garën e ardhshme, Ligën e Kampionëve”, përfundoi ai.
Barcelona nesër do e pres në “Camp Nou” skuadrën e Espanyol-it./arbresh.info.
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...