
Bayern Munich's Polish striker Robert Lewandowski during the German first division Bundesliga football match Bayern Munich v Schalke 04 in Munich on January 25, 2020. (Photo by Christof STACHE / AFP) / DFL REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS AS IMAGE SEQUENCES AND/OR QUASI-VIDEO (Photo by CHRISTOF STACHE/AFP via Getty Images)
Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka insistuar se Robert Lewandowski i Bayern Munichut nuk është në nivelin e Lionel Messit, përkundër që e ka quajtur polakun futbollist të mrekullueshëm.
Barcelona kaloi në çerekfinale pas fitores me rezultat 3:1 kundër Napolit, me rezultat të përgjithshëm 4:2 dhe do të tentojë të vazhdojë me të njëjtin hap për t’iu shmangur sezonit të parë pa trofe në 12 vjet.
Djemtë e Quique Setien i humbën trofetë e Kupës së Mbretit dhe La Ligës, mirëpo janë të pamposhtur në tetë ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe e kanë humbur vetëm një nga 13 ndeshjet e fundit, që i bënë katalonasit më optimistë për ndeshje.
Mirëpo, Bayerni vjen në këtë ndeshje me një synim edhe më të madh, pasi që dëshiron ta mbyllë sezonin me tripletë, pas sukseseve në Kupën e Gjermanisë dhe Bundesligë. Edhe Bayerni po e shijon një ecuri prej tetë ndeshjeve radhazi të fituara në Ligën e Kampionëve, përderisa kanë arritur ta mbajnë portën e paprekur në katër nga këto ndeshje.
Përderisa Barcelona varet nga Lionel Messi më së shumti për ta kaluar këtë rund, Robert Lewandowski do të tentojë ta bëjë të njëjtën për skuadrën e tij. Polaku i ka shënuar 13 gola këtë sezon në Ligën e Kampionëve dhe synon ta thyejë rekordin e Cristiano Ronaldos, 17 gola.
Këtë vit ishte raportuar se Lewandowski ishte favorit për ta fituar Topin e Artë, para se ky çmim të anulohej shkaku i koronavirusit, mirëpo trajneri i Barcelonës s’beson se polaku e ka arritur nivelin e Messit.
“Lewandowski është një futbollist i mrekullueshëm, por ai nuk është në nivelin e Leos. Kjo është e qartë”, ka thënë Setien, në konferencën para ndeshjes.
“Tani ai është në formë të mrekullueshme. I ka shënuar 13 gola dhe merr asiste shumë të mira nga bashkëlojtarët e tij, por ne e pamë çfarë bëri Leo kundër Napolit. Është mirë që e kemi mundësinë t’i shijojmë të dy”. /Gazeta Express/
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...