Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka pranuar se nuk e di nëse sulmuesi Luis Suarez, do jetë i gatshëm të rikthehet në formacionin e parë kundër Leganes.
Uruguaiani ka pësuar lëndim gjatë janarit në gju dhe pritej ta humbiste sezonin, por me suspendimin e La Liga-s shfrytëzoi kohën për tu shëruar, transmeton portali arbresh.info.
Në ndeshjen e fundit kundër Real Mallorca, Suarez hyri si zëvendësues, derisa Messi, Griezmann dhe Braithwaite ishin në formacionin e parë.
Tekniku spanjoll ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse Suarez do jetë startues.

“Nuk kam vendosur nëse Luis Suarez do startojë nesër, duhet të bisedojë me të. Kemi shumë gjëra, është normale që të këtë probleme muskulore”.
“Griezmann ka luajtur gati çdo ndeshje. Është e vërtet që janë më shumë lojtarë dhe minutat duhen ndarë. Griezmann do vazhdojë të luaj, është lojtar i rëndësishëm”, theksoi ai.
Barcelona prinë në tabelë, dy pikë më shumë se rivali Real Madrid./arbresh.info.
Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung
Trump: Irani ka mashtruar botën për 47 vjet, tani kjo do të ...
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...