Seria A më në fund mund të heqë dorë nga çdo kufizim në kapacitetin e stadiumit për tifozat e saj. Ngërçi i të ardhurave, në këto vite, ishte thuajse fatale për shkak të masave kufizuese të pandemisë globale COVID-19.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”, duke marrë parasysh sezonin e vitit të kaluar 2020/21 dhe 2019/20, të luajtur tërësisht me dyer të mbyllura, humbja ishte rreth 12,2 milionë paraqitje.
Duke shtuar 30 ditët e ndeshjeve të luajtura këtë sezon me kapacitet të reduktuar rreth 3 milionë bileta të humbura, më shumë se 15 milionë spektatorë kanë munguar në stadiumet e Serisë A.
Pritet që të dielën e 3 prillit në orën 20:45, derbi i Italisë, Juventus-Inter në stadiumin “Allianz” të dhurojë spektakël jo vetëm në fushë, por edhe në tribuna.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...