Sergio Ramos realizoi premtimin e tij për t’u rikthyer te Sevilla, klub ku u rrit dhe u bë futbollist profesionist. Një nga mbrojtësit më të fortë spanjollë në histori, refuzoi oferta të majme dhe në ditët e para të shtatorit firmosi për një vit me klubin andaluzian.
37-vjeçari po aktivizohet dhe po fiton formën e tij më të mirë fizike, ndërkohë që së fundmi shprehu dëshirën për t’u rikthyer edhe në Kombëtare. Por jo gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Në një prononcim për AS, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, theksoi se Ramos nuk bën pjesë në planet e tij.
“Nuk më pëlqen të flas për biseda private. Sergio foli, shprehu dëshirën për t’u rikthyer pjesë e Kombëtares, por është e qartë është se, duke parë mënyrën se si janë zhvilluar gjërat, kuptohet që unë jam duke u fokusuar te të tjerë futbollistë.
Pa i hequr asgjë Sergio Ramos, i cili është një futbollist i madh. Por një trajner duhet të niset nga një ide e bazuar në diçka dhe unë kam një sërë lojtarësh që më japin garanci dhe besim”, theksoi 62-vjeçari.
Me fanellën e Spanjës, Ramos ka zhvilluar 180 gola, duke gjetur 23 herë rrugën e rrjetës. Ndërkohë që me “La Furia Roja” ka fituar dy herë Europianin në 2008 dhe 2012 dhe Kupën e Botës në vitin 2010./ss
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave