Trajneri i ri i Spanjës, Luis de la Fuente do të takohet me mbrojtësin veteran Sergio Ramos këtë javë për të parë nëse lojtari i tyre me më shumti paraqitje në histori te Furia e Kuqe do të bëjë një rikthim të bujshëm kundër Skocisë muajin e ardhshëm.
Skocia përballet me spanjollët në ndeshjen e tyre të dytë në kualifikime për Euro 2024 në Hampden, pas ndeshjes së tyre të parë kundër Qipros.
Mbrojtësi i PSG-së tani është 36 vjeç dhe nuk është përfshirë në skuadrën e Spanjës për dy vjet, pasi ai fitoi ndeshjen e tij të 180-të.
Por, ai gjithmonë ka insistuar se ai mbetet i disponueshëm për përzgjedhje dhe rikthimi i tij ndërkombëtar duket se do të konfirmohet javën që po vije, kur të takohet me trajnerin e ri të Spanjës, shkruan telegrafi.
Ish-ylli i Real Madridit ka bërë 26 paraqitje për PSG-në këtë sezon dhe Ramos, i cili ka fituar një Kupë Bote, dy kampionate evropiane dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve – do të rifillojë karrierën e tij ndërkombëtare me një ndeshje në Glasgoë, pasi Spanja do të luajë kundër Norvegjisë.
Ndeshja në Hampden do të vijë dy ditë para se Ramos të mbushë 37 vjeç.
ShBA-ja ndjek cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venez...
VV sot mban tubim në Podujevë, merr pjesë Kurti
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macro...
I dyshuar për grabitje në Ohajo, një person tenton të qëlloj...
“T’kom djalë vallahi” – takim i veçantë i Kurtit me lo...
Pas 15 vjetësh, Japonia drejt rindezjes së centralit më të m...