Ish-kapiteni i Barcelonës, Sergio Busquets, ka dhënë mbështetje për Ousmane Dembele që të fitojë Topin e Artë, duke e vendosur atë para yjeve të Barcelonës, Lamine Yamal dhe Raphinha.
Nga baza e tij në SHBA, mesfushori i Inter Miami deklaroi se francezi ka qenë i qëndrueshëm gjatë gjithë sezonit.
“Shpresoj që Ousmane Dembele të fitojë Topin e Artë. Ai ka qenë shumë më i mirë se të tjerët këtë vit dhe më i qëndrueshëm. Sigurisht që ka edhe lojtarë nga Barça që e meritojnë, por në fund vendosin ata që votojnë. Le të fitojë më i miri”, deklaroi spanjolli.
Busquets nuk mund të jetë pjesë e votimit, pasi nuk është kapiten i klubit të tij aktual dhe është tërhequr nga Kombëtarja e Spanjës.
Fituesi i Topit të Artë tradicionalisht vendoset nga një panel gazetarësh ndërkombëtarë të zgjedhur nga organizatorët.
Busquets ka luajtur në të kaluarën si me Dembelen, ashtu edhe me Lamine Yamal te Barcelona, dhe fjalët e tij konsiderohen si një mbështetje e fortë për sulmuesin e PSG-së. /Telegrafi/
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...