Ylli i Manchester City-t, Sergio Aguero ka zbuluar pesë lojtarët që e kanë inspiruar gjatë kohës kur ishte fëmijë.
Argjentinasi është në sezonin e nëntë në “Etihad” dhe gjatë kësaj kohe ka hyrë në histori të golashënuesve në Premierë Ligë duke shënuar 180 gola, transmeton portali arbresh.info.
Aguero zbuloi pesë idollët e tij të fëmijërisë dhe një ndër ta ishte Michael Owen i cili ka luajtur për rivalët e “Qytetarëve”, Liverpool dhe Manchester United.

“Kur isha shumë i ri fukosohesha në Javier Saviola që luante për River Plate”.
“Me pas u fokusova te Tevez, Juan Roman Riqulme, pastaj Ronaldo nga Brazili. Gjithashtu e pëlqeja Michael Owen. Fokusohesha në lojtarët që i pëlqeja dhe provoja të luaja si ta”, deklaroi ai.
Aguero këtë sezon theu rekordin e Alan Shearer për më së shumti hat-trick të shënuar nga histori të Premierë Ligës, ndërsa synon të thyejë rekordin tjetër që e mban ky i fundit për më së shumti gola të shënuar në histori të kampionatit anglez./arbresh.info.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s